3,314 të rinj aplikuan në programin e praktikave të punës, numri më i lartë në 10 vite

3,314 të rinj kanë aplikuar në programin e praktikave të punës që përbën numrin më të lartë në 10 vite. Lajmi u dha sot nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se, ky është një sinjal i fortë se rikonceptimi i programit ka funksionuar.

“Këtë vit kemi arritur një rekord të ri. 3.314 të rinj kanë aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Numri më i lartë në 10 vite. Ky është një sinjal i fortë, se rikonceptimi i programit ka funksionuar. Aplikimet janë më të shumta, më cilësore dhe konkurrenca është më e fortë se çdo vit”, tha Muzhaqi.

“Tani, të gjitha institucionet po bëjnë vlerësimet dhe brenda 10 ditësh do të njoftohen të gjithë kandidatët e suksesshëm. Suksese të gjithë të rinjve që kanë aplikuar. Dhe faleminderit për besimin që na keni treguar tek ky program”, u shpreh ministrja Muzhaqi.