Punonjësi aksidentohet pasi ra nga lartësia teksa po punonte në Tiranë, nën akuzë administratori dhe drejtuesi i mjetit
Një 39-vjeçar bëhet me dije se ka rënë dje nga lartësia duke punuar në një kosh të mjetit të kompanisë dhe është plagosur. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kurse për dy të tjerët po kryhen hetime në gjendje të lirë.
Veprimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat.
Njoftimi:
“U referuan materialet për F. I., 50 vjeç dhe D. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme S. L., 39 vjeç, ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial i firmës me administrator 50-vjeçarin dhe drejtues mjeti 51-vjeçarin. Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Për ngjarjen, dosja i kaloi Prokurorisë, e cila do kryejë edhe hetimet e thelluara të aksidentit në punë, në lidhje me kushtet e sigurisë.