Aksidentet në Shqipëri/ Hasho rendit shkaqet: Tolerancë zero për përdoruesit e alkoolit dhe të dr*gërave
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” tha se aksidentet rrugore shkaktohen kryesisht nga alkooli, shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar, duke theksuar mungesën e përgjegjësisë për autoritetet dhe drejtuesit e automjeteve.
" Ngjarja tragjike e para 3 ditëve u bë natyrisht ndezja edhe një herë e problematikës së aksidenteve, por unë mendoj që nuk është vetëm e sezonit të verës por kjo është një problematikë gjatë gjithë vitit tek ne.
Ne kemi një numër që të aksidenteve që nuk i përket edhe numrit të mjeteve dhe popullsisë sonë.
E vetmja gjë që më bën të ngushëlloj pak veten është ajo periudha e shkurtit që ne njihemi me mjetet.
Problematikat kryesore e aksidenteve që ndodhin tek ne është përdorimi i alkoolit, përdorimi i drogës, përdorimi i celularit, parakalimi i gabuar, shpejtësia tej normave të lejuara edhe disa shkelje të tjera.
Këto në shkallë sipërore, sidomos tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i alkoolit dhe parakalimi i gabuar janë ato që na sjellin edhe pasojat më të rënda.
Pse nuk është bërë asgjë akoma? Unë jam i mendimit që nuk ka kërkesë llogarie për ata që merren drejtpërsëdrejti por ndoshta dhe tek ne që merremi në përgjithësi me sigurinë rrugore.
Toleranca duhet të jetë zero për përdoruesit e alkoolit dhe të drogërave", u shpreh Hasho.
