Aksidentoi një të mitur në Fier, arrestohet shoferi 24-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2025, 14:00
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Dushk, pas një aksidenti të ndodhur të martën në fshatin Dushk.
Sipas raportimeve, 24-vjeçari përplasi një shtetas të mitur, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për shkaqet e aksidentit dhe për pasojat e tij.
