KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! Tragjedi në Portugali, demi sulmon për vd*kje një 22-vjeçar gjatë ndeshjes (VIDEO)

Një incident fatal ndodhi gjatë një ndeshjeje me dema në arenën Campo Pequeno të Lisbonës, Portugali ku një 22-vjeçar, Manuel Maria Trindade, humbi jetën pas një sulmi nga një dem i madh.

Sipas raportimeve, i riu u përpoq të kontrollonte brirët e kafshës, por demi e hodhi në ajër dhe më pas për muri. Spektatorët në arenë, që ka kapacitet për 6,848 veta, shpërthyen në britma nga tmerri.

Incidenti rezultoi fatkeqësisht në vdekjen e Trindade dhe gjithashtu një spektator 73-vjeçar, i cili u rrëzua gjatë përplasjes dhe vdiq, ndoshta si pasojë e tensionit dhe tronditjes.

Demi u ndalua përfundimisht nga toreadorët e tjerë, të cilët përdorën pelerina shumëngjyrëshe për ta shpërqendruar. I riu u dërgua menjëherë në spital, por pësoi dëmtime të pakthyeshme të trurit dhe vdiq brenda 24 orëve.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe siguria e arenave do të rishikohet pas këtij incidenti tragjik.