EMRI/ Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe k*rcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, kishte ndërtuar pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2025, 15:34
Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu mësohet se është prangosur pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT.
I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për ti shpëtuar përgjegjësisë prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.
I arrestuari është identifikuar si Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime për objektin e ndërtuar pa leje dhe të mos e procedonin. Ibraliu rezulton se nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.
