VIDEO+EMRI/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Laç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2025, 12:17
Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili kishte kthyer banesën në depo armatimi. Në pranga ra Etien Zefi, banues në Laç.
1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata u sekuestruan si prova materiale.
“Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.
Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.
