VIDEO/ Shiste doza kanabisi në zonën e plazhit, kapet 23-vjeçari në Durrës
Një 23-vjeçar është arrestuar në zonën e plazhit në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke shitur doza kanabisi.
I riu, banues në Kavajë, u ndalua gjatë një operacioni të koduar “Seaside”, pas informacioneve të marra nga Policia.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën doza të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste doza kanabisi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Seaside”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
K. O., 23 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që ai e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në zonën e plazhit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

