Tjetër aksident/ Makina përplas motoçikletën! Babë e bijë dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i rëndë me dy të plagosur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Çunat. Një automjet tip Benz me targa AA 025 UR ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.