FOTO/ Aksident në Unazën e Re në Tiranë, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2025, 21:08
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele tek Unaza e Re e Tiranës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
U raportua se aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut, pranë mbikalimit të Shkozës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar trafikun dhe për të mbledhur informacion mbi shkakun e aksidentit.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa ambulanca ndodhet në vendngjarje.

