Inteligjenca artificiale në qeverisje, Mertenika: Do të rrisë transparencën dhe besueshmërinë
Përmes një interviste në Ora News, Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor tha se inteligjenca artificiale mund të aplikohet në shumë fusha të qeverisjes për të rritur transparencën.
Mertenika: E shoh inteligjencën artificiale si një integrim të madh si një atraksion të madh në vizionin që ka kryeministri. Po eksperimentojmë me inteligjencën artificiale. Qysh kur e publikoi këtë nismë në Berat që të aplikohet në qeveri dhe administratë, mendoj se kjo do të ishte një aspekt shumë i rëndësishme.
Nëse do të aplikohet për shembull në prokurime do të kemi një proces në kohë reale që do të jetë transparent, kush do të humbasë dhe fitojë. Nëse teknologjia siguron transparencë kemi një rritje të besueshmërisë në qeveri. Eliminon edhe burokracinë e korrupsionin.
