BRITANIA, REFORMË PËR AZILIN! Ristrukturon sistemin e apelimit për të “zbrazur” hotelet me emigrantë. Përplasje qeveri-opozitë

Britania Madhe synon të shpejtojë procesin e apelimeve për azil përmes një organi të ri të pavarur, pasi aktualisht mbi 51 mijë raste presin vendim dhe 32 mijë persona strehohen ende në hotele. Qeveria thotë se reformat do të ulin vonesat dhe kostot për taksapaguesit, ndërsa opozita e quan sistemin kaotik dhe kërkon masa më të rrepta ndaj emigracionit.

Qeveria britanike po planifikon një riorganizim të sistemit të apelimeve për azil, në përpjekje për të ulur numrin e migrantëve që qëndrojnë në hotele, mes të cilëve edhe shqiptare, që presin vendim, në përpjekje për të qëndruar në vendin ishullor.

Një organ i ri, i pavarur do të krijohet dhe do të përbëhet nga gjyqtarë të pavarur, me synimin për të shqyrtuar çështjet më shpejt.

Sekretarja e Brendshme, e qeverisë së Londrës, tha se se po ndërmerr hapa praktikë për t’i dhënë fund vonesave të papranueshme.

Aktualisht, mesatarisht duhen mbi një vit që një apel të shqyrtohet dhe 51,000 raste janë në pritje të një vendimi.

Gjatë kësaj kohe, kërkuesit e azilit të refuzuar strehohen me shpenzimet e taksapaguesve.

Qeveria britanike prej kohësh është përballur me presion të shtuar për të reduktuar varësinë nga hotelet e azilit dhe tani kërkon ti japë një shpejtësi tjetër, procesit të verifikimit të kërkesave përmes strukturës së re.

Rreth 32 mijë azilkërkues strehohen në hotele në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave zyrtarë, ndërsa qeveria ka premtuar se do ti japë fund kësaj skeme brenda kësaj legjislature të Parlamentit

Konservatorët kanë thënë se sistemi është në kaos, ndërsa euroskeptikët kanë argumentuar për dëbimin masiv të atyre që mbërrijnë nëpërmjet rrugëve të paligjshme ose të parregullta.

Kryetarja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, publikoi një letër të hapur ku u bënte thirrje drejtuesve konservatorë të këshillave “të ndërmarrin të njëjtat hapa nëse këshilla ligjore e mbështet”, ndërsa Nigel Farage shkroi në Telegraph se këshillat e kontrolluara nga partia e tij do të bëjnë “çdo gjë që kanë në dorë” për politika dëbimi.