THESARE NË UJIN E KOSTANCËS! Velierë e paprekur dhe objekte të rralla dalin nga thellësitë e liqenit që nuk i përket askujt
31 objekte të rralla, të cilat shkencëtarët i cilësojnë si “kapsula të kohës” janë zbuluar nga arkeologet në Liqeni Konstancë, i pozicionuar mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë. Gjetjet, hedhin dritë mbi mënyrat e ruajtjes dhe transportit të mallrave në të kaluarën
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik vjen nga fundi I liqenit të Kostancës, i cili shtrihet ndërmjet Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.
Arkeologët kanë gjetur objekte të rralla dhe një velierë pothuajse të paprekur, duke hedhur dritë mbi historinë tregtare dhe lundruese të rajonit."
Gjatë ekspeditës së fundit, shkencëtarët kanë zbuluar 31 objekte, të cilat i cilësojnë si 'kapsula të kohës'.
Ndër më të veçantat janë 17 fuçi druri, disa të ruajtura në gjendje të shkëlqyer, me kapakë, funde dhe shenja pronësie."
Po ashtu, janë gjetur mbetje metalike që besohet se i përkasin anijeve me avull si SD Baden dhe SD Friedrichshafen II, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transportin rajonal shekuj më parë.
Zbulimi më i madh është një velierë transporti pothuajse e paprekur, që ruan ende direkun. Sipas ekspertëve, kjo anije është një dëshmi e rrallë për teknikat e ndërtimit dhe mënyrën si mallrat transportoheshin në të kaluarën.
Ky zbulim u jep arkeologëve dhe historianëve një mundësi të artë për të rindërtuar pjesë të historisë së tregtisë dhe lundrimit në Evropën Qendrore.
Arkeologët thonë se ekspeditat nënujore do të vazhdojnë, dhe shkencëtarët premtojnë të zbulojnë më shumë sekrete të fshehura prej shekujsh në thellësitë e liqenit të Kostancës.

