TË PATHËNAT E JETËS SË DAVID LYNCH! Pësoi hernie duke qeshur me Angelo Badalamentin

Në prag të botimit të biografisë më të re për regjisorin e ndjerë David Lynch një prej figurave më enigmatike të kinemasë moderne një përmbledhje e prej fakteve më të pazakonta nga jeta e tij janë ndarë me publikun. Regjisori, nuk ishte vetëm krijues filmash por edhe artist vizual, muzikant dhe dizajner mobiljesh.

Në një botë ku shumë artistë mund të quhen të pazakontë, David Lynch qëndron më vete si një figurë enigmatike që refuzoi gjithmonë të shpjegojë plotësisht veprat e tij apo veten.

I njohur për një estetikë të errët, surrealiste dhe të pashpjegueshme, Lynch i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti nuk ishte vetëm regjisor i filmave kult si Eraserhead, Mulholland Drive apo Blue Velvet, por edhe një krijues shumëformësh: piktor, muzikant, ndërtues, dizajner, filozof amator dhe, ndonjëherë, një lloj magjistari i përditshmërisë.

Në prag të botimit të biografisë së tij më të re, vëmendja kthehet jo vetëm te filmat, por edhe te momentet më të çuditshme dhe shpeshherë komike të jetës së tij.

Nga miqtë e tij e deri tek obsesioni per tavolinat e vogla, nga muzika mesjetare te incidentet e çuditshme në studio, jeta e Lynch ishte një film më vete.

Dhe si çdo film i tij, ndonjëherë nuk ka nevojë të kuptohet për t’u vlerësuar.

Lynch nisi si artist vizual, një prej veprave të tij më të famshme të ashtuquajturat “kitet”, ku përdorte pjesë të kafshëve të ngrodhura fillimisht një peshk, më pas një pulë për të krijuar "lodra" edukative.

Ai kishte planifikuar të bënte edhe një “kit” me minj, pjesët e të cilit i kishte ruajtur në frigorifer, por projekti nuk u realizua kurrë.

Në vitin 1981, Lynch bleu pesë lodra Woody Woodpecker nga një stacion karburanti në Sunset Boulevard, duke i emëruar Bob, Dan, Pete, Buster dhe Chucko. Ai pretendonte se kukullat i përcillnin një lumturi të fshehur nën vuajtjet e botës.

Por, kur sipas tij nisën të silleshin çuditshëm, ai i largoi menjëherë.

Gjatë regjistrimit të këngës “A Real Indication” për Twin Peaks: Fire Walk With Me, Lynch u shtri në spital nga hernia pasi iu shkaktua nga e qeshura, e cila e kishte kapur nga mënyra se si kompozitori Badalamenti këndonte tekstin.

Incidenti ndodhi gjatë një interpretimi në stil "jazzy" me theks të ekzagjeruar amerikan.

I njohur për pasionin ndaj ndërtimit dhe punës me dorë, Lynch i krijonte vetë mobiliet e veta.

“Shumica e tavolinave janë shumë të mëdha dhe të larta. Ato zvogëlojnë hapësirën e dhomës dhe nxisin aktivitet mendor të pakëndshëm.” thoshte ai, një tjetër detaj unik në jetën e një njeriu që nuk e bëri asgjë sipas rregullave