Jagiellonia-Dinamo/ Dominim i vendasve! Vjen dhe goli i tretë, mbrojtja dinamovite në gjumë

Dinamo luan sfidën e parë historike në “Play off”-et e Conference League, përballë polakëve të Jagiellonias.

Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.

“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere.

Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.

Sfida transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Imaz 12′, Pululu 34′, Wojtuszek 50′