Dy Berisha në sulm dhe Aliji-Meksi në qendër të mbrojtjes, ja si rreshtohet Dinamo ndaj Jagiellonias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2025, 19:20
Dinamo do të zbresë sot në fushë në Poloni përballë Jagiellonias, në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës.
Ky është një moment historik për kryeqytetasit, të cilët arrijnë për herë të parë në këtë raund të garës europiane.
Pas suksesit të madh ndaj Hajduk Split, trajneri Ilir Daja është përballur menjëherë me detyra të reja.
Largimi i Zabërgjës drejt Ukrainës e detyroi stafin teknik të gjente zëvendësuesin e duhur, ndërsa sfidat në repartin e mbrojtjes mbeten të vazhdueshme.
Ashtu si në ndeshjet e mëparshme, Daja ka zgjedhur të improvizojë me dyshen Aliji-Meksi në qendër të prapavijës.

