Operacion i suksesshëm për Alen Sherrin, i vendosen pllaka titani në fytyrë
Klubi italian i Frosinone-s ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi gjendjen shëndetësore të portierit shqiptar, Alen Sherri, i cili ditë më parë pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë gjatë një ndeshjeje.
Sipas komunikatës zyrtare, ‘gardiani’ 27-vjeçar iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar për reduktimin e frakturave ne fytyre dhe ne kockat e hundes.
Gjithashtu u krye edhe rikonstruksioni i dyshemesë orbitale me vendosje të pllakave sintetike prej titani.
Ndërhyrja u realizua me sukses nga profesori i njohur Roberto Pistilli dhe ekipi i tij i specializuar, mes të cilëve Dr. Walter Colangeli dhe Dr.ssa Chiara Veneroso, ndërsa pjesën e anestezisë e mbikëqyri Dr.ssa Milena Sangiovanni.
Operacioni u zhvillua në repartin e Kirurgjisë Maxillo-Faciale të spitalit “San Camillo-Forlanini” në Romë.
Frosinone bëri të ditur se Sherri do të nisë ditët në vijim një program të posaçëm rehabilitimi, me afate rikuperimi të parashikuara rreth 60 ditë.
