Imane Khelif hedh poshtë zërat për tërheqje, e vendosur për karrierën dhe Paris 2028
Imane Khelif, kampionia olimpike algjeriane në boksin e femrave (66 kg) nga Lojërat e Parisit 2024, ka reaguar fuqishëm ndaj pretendimeve të ish-menaxherit të saj, që sugjeronin se ajo po largohej nga sporti.
Reuters raportoi se Khelif e cilësoi këtë pretendim si të “rremë dhe keqdashës”, duke theksuar se ajo është aktivisht duke u stërvitur mes Algjerisë dhe Katarit dhe se nuk ka ndërmend të ndalojë karrierën e saj sportive
Khelif deklaroi se "nuk kam njoftuar kurrë për tërheqje nga boksin. Vazhdoj të jem e përkushtuar ndaj karrierës sime sportive, duke u stërvitur rregullisht dhe duke ruajtur formën fizike mes Algjerisë dhe Katarit për evente të ardhshme.”
Ajo shtoi se publikimi i këtyre spekulimeve ka vetëm qëllim për të dëmtuar karrierën e saj profesionale
Ish-menaxheri i saj, Nasser Yesfah, kishte thënë në një intervistë për ‘Nice-Matin’ se ajo kishte "lënë botën e boksit". Sidoqoftë, më vonë ai specifikoi se kishte folur vetëm për aktivitete që ajo po ndërmerrte në qytetin e Nices, jo për karrierën e saj në nivel global
Khelif u bë pjesë e një polemike të fortë gjatë dhe pas Lojërave Olimpike, për shkak të testimeve të ndërmarra nga International Boxing Association (IBA), që e kishin shpallur të papërputhshme për federatat e asaj kohe, duke pretenduar praninë e kromozomeve Y.
Sidoqoftë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e lejoi të garonte dhe theksoi se ajo përmbushte të gjitha standardet e pranueshmërisë, si me dokumentacionin (pasaportën), ashtu edhe me historikun si sportiste femër.
Më 30 maj 2025, World Boxing, federata e re botërore e mbështetur nga IOC pas pezullimit të IBA-së, deklaroi se Khelif nuk mund të marrë pjesë në garat e organizuara nga ata derisa të kryente një test të obligueshëm gjinor (gender test).
Kjo masë u kritikua pasi u konsiderua një cenim privatësie, ndaj u kërkua falje nga vetë kreu i organizatës.
Khelif i kundërshtoi kategorikisht fyerjet dhe sulmet që kishin prekur jo vetëm reputacionin, por edhe gjendjen e familjes së saj, duke i parë si sulme psikologjike dhe të qëllimshme nga figura si Donald Trump dhe Elon Musk.
Ndërkohë, ajo konfirmoi edhe synimin për të mbrojtur titullin e saj olimpik në Los Angeles 2028.
