VIDEO/ UEFA inspekton stadiumin ‘Camp Nou’, Barça drejt Montjuïc për ndeshjet e Championsit
UEFA ka zhvilluar sot një inspektim në ‘Spotify Camp Nou’ për të parë ecurinë e punimeve dhe mundësinë e përdorimit të stadiumit të rinovuar në fazën e kampionatit të Champions League.
Një delegacion i institucionit më të lartë të futbollit europian vizitoi kantierin në mëngjes, por gjithçka tregon se Barcelona nuk do të ketë kohë të marrë lejet e nevojshme për hapjen e stadiumit ndaj publikut.
Problemi kryesor lidhet me faktin që klubi ‘blaugrana’ nuk ka ende miratimin nga Bashkia për lejen e parë të përdorimit, dokument i domosdoshëm për të pritur tifozët në impiantin e ri.
Pa këtë, UEFA nuk mund të japë dritën jeshile për zhvillimin e ndeshjeve në “Camp Nou”.
Sipas rregulloreve, Barça duhet t’i komunikojë UEFA-s stadiumin ku do të luajë ndeshjet e fazës së grupeve dhe të katër përballjet në shtëpi duhet të luhen në të njëjtin impiant.
Për këtë arsye, gjithçka po shkon drejt një rikthimi në ‘Olympic Stadium Montjuïc’, ku katalanasit do të jenë të detyruar të zhvillojnë ndeshjet e tyre si vendas.
Në rast se Barcelona arrin të kualifikohet për në fazën me eliminim direkt, atëherë pritet që nga tetori i 2025-s të jetë e mundur të hapet pjesërisht ‘Camp Nou’ i rinovuar.
Për momentin, planet e klubit për të debutuar në Champions mes datave 16-18 shtator në stadiumin e ri mbeten praktikisht të pamundura, pasi kushtet e kërkuara nga UEFA nuk mund të përmbushen në kohë.
‼️ VISITA DE LA UEFA AL SPOTIFY CAMP NOU ‼️
— Jijantes FC (@JijantesFC) August 21, 2025
El Barça recibe esta mañana a varios trabajadores del máximo organismo del fútbol europeo.
Días claves para conocer la viabilidad del estadio de cara a poder disputar partidos.
???? @Guillembp01 pic.twitter.com/nVcYWvroRt
