Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Kërcënuan policët me kaçavidë dhe i gjendet 40 mijë euro mall
Një grabitje e ndodhur në zonën e Cassias në Itali, çoi në një skenë ndjekjeje si nëpër filma në “Parkun Insugherata”, që u mbyll me arrestimin e 3 shqiptarëve dhe lëndimin e disa oficerëve nga grushtet, shkelmat dhe përdorimi i kaçavidës nga agresorët.
Pas përfundimit të aksionit u vlerësua se banda e ‘skifterëve’ kishte kryer vjedhje të mallrave me një vlerë 40 mijë euro, kryesisht bizhuteri floriri, që iu rikthyen pronarit të banesës.
Të arrestuarit janë të moshave nga 18-36 vjeç, që dyshohen edhe për një seri tjetër grabitjesh, në shumë raste edhe të shkallës së rëndë.
Ata sapo kishin kryer një grabitje në një apartament në zonën e Cassias dhe po shkonin në shtëpi, duke ecur përgjatë shtigjeve të Parkut Insugherata me plaçkën e tyre.
Por ky akt nuk u shpëtoi agjentëve të patrullës së policisë së Flaminio, të cilët ishin vendosur në park për disa orë pas raportimeve të incidentit në ditët e mëparshme, ndërsa ishin montuar edhe kamera.
Oficerët e fshehur në shkurre ngritën pritë, por thirrjes së tyre një nga shqiptarët iu përgjigj me kërcënim kaçavide.
Me ndihmën e dy të tjerëve, ai dhunoi policët në krye të detyrës, por këta të fundit arritën që t’ia dilnin, duke i nënshtruar dhe prangosur, informon media.
Pas kontrollit fizik dhe të çantave të tyre, u gjet jo vetëm malli i grabitur, por edhe çelësi i shtëpisë së bastisur.
Shqiptarët ishin të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer grabitjet, deri edhe pajisje për hapjen e dyerve.
Gjykata vendosi gjatë masës së sigurisë që dy prej tyre të qëndronin në arrest shtëpiak, me byzylyk elektronik.
Më i riu nga të tre, megjithatë, do të detyrohet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo ditë.
