Delta Air dhe United Airlines paditen nga udhëtarët: Paguam për vend pranë dritares por ishte mashtrim
Delta Air Lines dhe United Airlines janë paditur nga pasagjerë e tyre. Në padia ata pretendojnë se kanë paguar para shtesë për një vend pranë dritares gjë e cila nuk ka ndodhur. Sipas tyre ata janë ulur pranë një muri.
Ata thanë se kompanitë nuk e raportojnë që vendet janë pa dritare gjatë procesit të rezervimit edhe kur aplikojnë një tarifë shtesë për to. Paditë kërkojnë rimbursime të tarifave shtesë për pasagjerët që thanë se kishin paguar për vende pranë dritares, por në vend të tyre morën vende pa dritare.
Ankesat thanë se disa aeroplanë pasagjerësh Boeing dhe Airbus kishin ndenjëse që nuk kishin dritare për shkak të pozicionimit të kanaleve të ajrit të kondicionuar, instalimeve elektrike ose komponentëve të tjerë.
Këto vende nuk janë të shënuara nga Delta dhe United gjatë procesit të rezervimit, sipas dokumenteve të gjykatës. Paditë thonë se njerëzit blejnë vende pranë dritares për arsye të ndryshme, duke përfshirë trajtimin e frikës nga fluturimi dhe të përzierat nga udhëtimi, mbajtjen e fëmijëve të zënë ose për pamjen.
Disa pasagjerë nuk do t’i kishin zgjedhur ato vende ose nuk do të kishin paguar më shumë për to nëse do ta dinin se nuk kishin dritare. Të dyja linjat ajrore e përshkruajnë çdo vend përgjatë anëve të aeroplanëve të tyre si "vend pranë dritares", edhe kur e dinë se disa nuk janë pranë një dritareje. Avokatët që përfaqësonin secilin rast e përshkruan praktikën si "mashtruese" dhe "të paligjshme".
