ITALI – Arrestohet autori i dyshuar i shpërthimit të gazsjellësit ”Nord Steam”
Një ukrainas është arrestuar në Itali me dyshimin për pjesëmarrje në sabotimin e tubacioneve të gazit ”Nord Stream” në shtator 2022, deklaroi zyra e prokurorit gjerman.
”Autori akuzohet, ndër të tjera, për pjesëmarrje në shpërthime nënujore”, deklaroi Zyra e Prokurorit Publik të Karlsruhe.
I dyshuari thuhet se është pjesë e një grupi individësh që vendosën pajisje shpërthyese në tubacionet e gazit ”Nord Stream 1” dhe ”Nord Stream 2” pranë ishullit danez Bornholm në detin Baltik rreth tre vjet më parë.
“I akuzuari dyshohet se ishte një nga koordinatorët e operacionit”, deklaroi zyra e Prokurorit Federal.
Policia italiane arrestoi burrin në provincën e Riminit gjatë natës.
Tubacionet e gazit ”Nord Stream 1” dhe 2, të cilat kalojnë nga Rusia në Gjermani përmes detit Baltik, u dëmtuan nga shpërthime të shumta në fund të shtatorit 2022.

