VIDEO/ LOT PAS HUMBJES! Santos “shkatërrohet” 6-0 në shtëpi, shkarkohet trajneri. Neymar: Më vjen turp!
Neymar dhe ekipi i tij i Santos-it u larguan nga fusha e lojës me kokën ulur, pasi u mundën me një rezultat katastrofik 6-0. Tashmë ekipi rrezikon rënien nga kategoria e parë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes trajneri Clerber Xavier u shkarkua.
Rikthimi te ekipi brazilian i Santos, nuk po rezulton sukses për Neimar!
Futbollisti shpërtheu në lot pasi ekipi i tij u mund me rezultatin e thellë 6-0 nga Vasko de Gama në një ndeshje ku ai ishte në fushë për 90 minuta por nuk bëri asnjë ndryshim.
Pas ndeshjes tha se ishte i turpëruar!
“Më vjen turp! Jam thellësisht i zhgënjyer me performancën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë, natyrisht pa përdorur dhunë. Por nëse duan të mallkojnë dhe fyejnë, kanë të drejtë. Loja në fushë ishte e tmerrshme.
Nuk e kam përjetuar kurrë këtë në jetën time. Lotët ishin nga zemërimi, nga gjithçka. Fatkeqësisht, nuk mund të ndihmoj në çdo mënyrë. Mendoj se të gjithë sot duhet të shkojnë në shtëpi dhe të mendojnë se çfarë duan të bëjnë”, - tha sulmuesi brazilian.
Në këtë ndeshje, Neymar luajti kundër mikut të tij, Coutinho, që mbulon mesfushën, diçka e cila s’kishte ndodhur ne dy dekada karrierë të futbollistëve.
Dhe ishte pikërisht Coutinho ai që vodhi shfaqjen, duke shënuar një dopietë për ekipin e tij, në një ndeshje që vështirë të harrohet për të dyja ekipet e Ligës së Parë braziliane, Serisë A braziliane.
Vetëm disa orë pas përfundimit të saj, trajneri Santos, Cleber Xavier u shkarkua, ndërsa drejtuesit thanë se duhet të reflektojnë për vazhdimësinë.
Tashmë, me këtë rezultat tetë herë kampionët e serisë A të Brazilit, janë dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Neyamar, i cilësuar si futbollisti më I shtrenjtë në botë iu bashkua ekipit të tij të fëmijërisë në janar, pas përfundimit të kontratës së tij me skuadrën e Arabisë Sauditë, Al hilal.
Gjatë kësaj periudhe 33 vjecari ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 21 ndeshje të luajtura.

