VIDEO/ MESSI, RIKTHEHET LIDER! “Pleshti” lë pas dëmtimin, gol dhe asist për ekipin
Lionel Messi u rikthye në fushën e blertë pas një dëmtimi të lehtë dhe udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje bindese bindëse 3-1 kundër kampionëve në fuqi të Los Angelos Galaxy në kampionatin e futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Ylli argjentinas hyri në lojë në pjesën e dytë, por i mjaftoi të shënojë një gol dhe të jepte një assist, duke dëshmuar se është i gatshëm për të drejtuar ekipin e tij drejt suksesit.
Me klasin e tij Ai dha menjëherë një tjetër frymë lojës së Inter Miamit.
Në minutën e 84-të, ai shënoi golin e 875-të në karrierën e tij me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke thyer një rekord historik si lojtari më i ri dhe më i shpejtë që arrin këtë shifër.
Vetëm pak minuta më vonë, ai shërbeu Luis Suárez-in me një pasim me takë, për golin që vulosi takimin
Ishte goli i parë i Suárez-it në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe i gjashti në kampionat këtë sezon. Jordi Alba kishte shënuar golin e parë për Inter Majemi
Fitorja I dha Inter Miamit tre pikë të rëndësishme, dhe e ngjit ekipin në top katërshen e Konferencës Lindore me 45 pikë. Ndërkohë, LA Galaxy mbetet në fundin e Konferencës Perëndimore.

