Superiorja nis më 22 gusht/ Ja KALENDARI i ndeshjeve për 2 javët e para të kampionatit

Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.

Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

JAVA 1

E premte, 22 gusht

Vllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi

E shtunë, 23 gusht

Bylis – Tirana, 17:00, Adush Muça

AF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena

E diel, 24 gusht

Partizani – Vora, 20:00, Arena e Demave

Teuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana

JAVA 2

E shtunë, 30 gusht

Flamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi Flamurtari

Partizani – Teuta, 20:00, Arena e Demave

Egnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia

E diel, 31 gusht

Vora – Tirana, 17:00, Stadiumi Laçi

Dinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena