Manchester City e nis me 'poker' Premier Leaguen, Haaland dopietë, shënon edhe 'ishi' i Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2025, 21:45
Manchester City ka fituar 4 me 0 në transfertën e Wolverhampton.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e parë të Premier League.
Sfida u zhbllokua nga Haaland, ndërsa më pas gjeti golin edhe Reijnders.
Për ish-mesfushorin e Milanit ishte i pari në ndeshje zyrtare.
Në pjesën e dytë, Haland plotësoi dopietën personale.
Fitoren e vulosi goli i Cherkit.
Skuadra e Guardiolës e nis kështu me këmbën e mbarë sezonin e ri të kampionatit anglez.
