Fitore mes polemikave për Barçën/ Katalanasit mposhtin Mallorcan, shkëlqen Yamal me gol dhe asist, 'skuqet' Muriqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2025, 21:52
Barcelona ka fituar 0 me 3 sot në transfertën e Mallorcas.
Sfida ishte e vlefshme për javën e parë në La Liga.
Golat u shënuan nga Raphinha i cili u asistua nga Yamal.
Më pas shënoi Torres, ndërsa në fund realizoi edhe Yamal që bëri një paraqitje mjaft të mirë me një gol dhe një asist.
Fitorja erdhi mes polemikave, ndërsa që në pjesën e parë Morlanes dhe Vedat Muriqi lanë Mallorcan me 9 lojtarë.
Mallorca kishte pretendime për faull para golit të parë të katalanasve dhe po ashtu kërkoi karton të kuq për Raphinhan.
