Rrezikonte të mbytet në Karaburun, shpëtohet një grua rreth të 30-ave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 20:24
Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit, në Karaburun. Ndihma e parë i erdhi edhe nga pushuesit e pranishëm.
Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë.
Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.