Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit/ S’ka vatra të reja, por është zgjeruar sipërfaqja e djegur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 10:29
Sipas informacionit më të përditësuar, situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet sot më e qetë, pa vatra të reja, megjithëse sipërfaqja e prekur është zgjeruar.
Në terren janë angazhuar rreth 65 forca te zjarrfikëses se Kolonjës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur nga forcat e ushtrisë nga reparti i Drenovës.
Kjo ndërhyrje është e domosdoshme pasi përhapja e zjarrit dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe rreziku mbetet i lartë.
Sipas parashikimeve, përpjekjet e forcave në terren pritet të stabilizojnë situatën gjatë ditës, ndërsa reshjet e mundshme të shiut, që parashikohen për sot ose nesër, mund të ndihmojnë në kontrollin e zjarrit.
