EMRI/ Me pushime në Sarandë, vjedh një skuteri elektrik, arrestohet i riu gjerman

Një 23-vjeçar me banim në Frankfurt, Gjermani, është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një skuter elektrik në lagjen nr. 4 të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur më datë 16 gusht 2025, ndërsa identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar u bë pas veprimeve hetimore të kryera nga Policia.

Kdus Jahannnes, 23 vjeç, ndodhet tashmë në pranga dhe ndaj tij po vijojnë hetimet për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin K. J., 23 vjeç, banues në Frankfurt, Gjermani, pasi më datë 16.08.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur skuterin elektrik të një shtetasi.