Përplasen dy makina në autostradën Fier–Vlorë, krijohet trafik i rënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja.

U raportua automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete udhëtojnë drejt jugut për në plazhe.

Në vendngjarje raportohet gjithashtu se ka mbërritur edhe policia.