VIDEO/ Mbeti e bllokuar në një zonë shkëmbore në Himarë, shpëtohet turistja çeke

Një turiste çeke është shpëtuar sot pasi mbeti e bllokuar në një zonë të thepisur në vendin e quajtur “Filikurë”, gjatë një zbritjeje me litar në terren shkëmbor.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u drejtuan në vendin e ngjarjes.

Turistja u lokalizua dhe u ndihmua të zbresë në mënyrë të sigurt nga zona e vështirë, përmes ndërhyrjes nga toka dhe më pas transportit me mjet lundrues drejt portit të Himarës.

Më pas, ajo u dërgua në qendrën shëndetësore për kontroll mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet bëjnë apel që turistët dhe vizitorët, gjatë eksplorimeve në zona të izoluara apo terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të pajisen me mjetet e nevojshme për sigurinë personale.