Premier League/ Skuadra e Brojës mundet nga Tottenham, Sunderlandi i Xhakës e nis me tri pikë
Java e parë e Premier League vijon të dhurojë spektakël, me katër ndeshje të tjera që u luajtën këtë të shtunë pasdite.
Në orën 13:30, në fushë zbritën Aston Villa dhe Newcastle, dy skuadra të cilat kanë si objektiv kryesor të futen në zonën Champions.
Gjithsesi takimi nuk prodhoi gola, teksa skuadra e Emery u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Konsa në minutën e 66’.
Thomas Frank e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Tottenham, duke mundur 3-0 në shtëpi Burnleyn.
Armando Broja nuk u grumbullua për miqtë në këtë takim, pasi trajneri vendosi ta linte jashtë për shkak të mungesës së minutave.
Ai që dhuroi spektakël ishte sulmuesi brazilian Richarlison, i cili realizoi 2 gola, një prej të cilëve ishte me roveshatë.
Fitore dhe për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar, i cili në fillim të këtij sezoni u gradua kapiten te Sundarlandi, ishte në fushë për 90 minuta në takimin që ekipi i tij triumfoi kundër West Ham me rezultatin 3-0.
Në sfidën tjetër, Fulham arriti të barazonte në sekondat e fundit përballë Brighton, duke marrë një pikë në një transfertë të vështirë.
