E rëndë në Malësinë e Madhe/ 81-vjeçari merr çiften dhe i jep fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 08:27
Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:25, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

