Blerja e re e Liverpoolit, Hugo Ekitike shënon golin e parë të sezonit të ri të Premier League

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Bournemouthit në ndeshjen hapëse të sezonit 2025-2026 në Premier League.

“The Reds” ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.

Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te “The Reds” në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotës, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.