Dy lojtarë shqiptarë shënojnë në Conference League

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë shënuar teksa Sparta Praga fitoi 1-2 ndaj Ararat-Armenia në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi çek e siguroi kualifikimin në play-off të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Albion Rrahmani shënoi gol të bukur në minutën e 23-të, kurse Ermal Krasniqi realizoi në minutën e dytë shtesë për fitoren e sotme të ekipit ë ekipit çek.