Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në zonat malore

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi sot se, moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Përgjatë zonave kodrinore e malore, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit do të arrijë 5-7 m/sek.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.