"Situata është shumë e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua", banori në Nartë: Bagëtitë i çova te lumi! Ç'më duhen edhe ato, këtu po digjet çdo gjë
Zjarrfikësit prej dy ditësh janë në luftë me flakët në Gramsh ndërsa pas tyre janë edhe banorët të cilëve u rrezikohen banesat. Në një situatë të tillë banorët shpresojnë që situata të neutralizohet teksa theksojnë se shumë persona janë prekur nga zjarret pasi u është djegur mundi i gjithë jetës.
Një banor i Nartës teksa ka folur për situatën në zonë përlotet teksa shprehet se ka arritur të shpëtojë bagëtitë. Ai thekson se një situatë të tillë të rënduar as bagëtitë nuk i duhen pasi ka humbur gjithçka nga zjarret. Banori i përlotur shton se situata është rënduar për të gjithë banorët dhe jo vetëm për atë.
"I kam çuar në lumë bagëtitë, por e kotë, këtu po digjet çdo gjë, ç'i dua edhe ato. Çfarë të bëjmë, situata është e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua," tha një banor.
