Lapaj kërkon të bëhet deputet/ Kolegji shtyn vendimin për mandatin e Koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet'
Fati i mandatit të deputetit të fituar nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet do të vendoset në 25 gusht.
Trupa e kolegjit zgjedhor vendosi këtë të mërkurë shtyrjen e diskutimit me argumentin e mungesës së palëve.
I njëjti argument u dha edhe për kandidaten e PD Andia Ulliri, e cila argumenton se duhet ta marrë ajo mandatin në Durrës për shkak të kuotave gjinore.
Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet është bërë shkak për debatin mes dy bashkëkryetarëve Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Fillimisht ishte Zeqir Kordhoni i renditur i nënti në listën e mbyllur që hoqi dorë nga dorëheqja duke kërkuar mandatin.
Por të njëjtin veprim më pas e bëri edhe e renditura e katërt Kleana Xhuveli.
Fillimisht kryekomisioneri Ilirian Celibashi ia dha kësaj të fundit të drejtën, e njohur edhe si e afërme e Lapajt.
Por më tej KAS shfuqizoi vendimin due miratuar emrin e të renditurës së parë në listë Ana Dajko, që po ashtu njihet si krahu i Lapajt.
Megjithatë ky i fundit pretendon se të 12 kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi ndaj dhe nuk mund të zgjidhen deputet.
Sipas tij, fitues duhet të jetë ai si kandidati që ka marrë më shumë vota ndaj dhe është fitues.
