Delvina në RREZIK! Zhupa: Flakët rrezikojnë jetën e banorëve, autoritetet të ndërhyjnë urgjentisht dhe të mos e braktisin qytetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2025, 22:07
Deputetja Ina Zhupa apelon me forcë për ndërhyrje urgjente në Delvinë, ku zjarri ka marrë përmasa alarmante, duke kërcënuar lagjet Llake dhe Xhemerhalle. Ajo paralajmëron rrezikun për jetën e banorëve dhe i kërkon autoriteteve të mos braktisin qytetin në këtë moment kritik.
Postimi:
Delvina në RREZIK!
Gjatë gjithë ditës së sotme asnjë ndërhyrje nga ajri nuk është berë.
Flakët kanë marr përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar banesat, qytetarët e lagjeve të Delvinës, lagjen Llake dhe lagjen Xhemerhalles.
Autoritet shtetërore mos braktisin Delvinën, rrezikohen jetë njerëzish.