"Delvina në flakë"/ Berisha ndan PAMJE: Ka shp*rthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e zjarreve në Delvinë. Berisha shkruan se Delvina është në flakë dhe po përjeton tmerr.
Ai shton se flakët po djegin lagjet Llakë dhe Xhetmahall. Kryedemokrati thekson se në këtë zonë ka patur edhe shpërthime me granata por nuk ka patur asnjë masë për të parandaluar këtë situatë.
"Delvina në flakë! Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite", shkruan Berisha.
Zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit. Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur dhe rrezikon banesat. Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.
