Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, Mbrojtja thirrje urgjente banorëve të 3 fshatrave: Largohuni menjëherë nga banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2025, 13:39
Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Ata kërkojnë që banorët të largohen menjëherë nga banesat tyre.
"THIRRJE URGJENTE!
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt", apelon Mbrojtja.
