Mosdorëzim kredencialesh, kalim kufiri dhe zjarrvënie të qëllimshme, disa të arrestuar në Shkodër
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka referuar një sërë materialesh në Prokurori për ngjarje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në territorin e saj.
Një 23-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pas kallëzimit të bërë nga ish-punëdhënësi i tij, që e akuzon se nuk i ka dorëzuar kredencialet e llogarisë në internet të subjektit tregtar.
Ndërkohë, një shtetas ukrainas 33-vjeç është proceduar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia po heton edhe dy raste të zjarreve të dyshuara si aksidentale, si dhe një rast të djegies së një automjeti në lagjen “Guerrile” të qytetit.
Të gjitha materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar pronari i subjektit ku ky shtetas ka punuar më parë, se nuk i jep kredencialet e llogarisë në internet të subjektit.
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas S. B., 33 vjeç, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm të 2 rasteve të zjarreve në qarkun Shkodër, konkretisht:
-në fshatin Shirq, dyshohet se është ndezur zjarr aksidentalisht, gjatë punës për pastrimin e kanaleve vaditëse të fshati. Si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë dekorative, në pronësi të shtetasit L. Z.;
-në fshatin Hajmel, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit të energjisë elektrike të fshatit, ka rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe një banesë e vjetër, aktualisht e pabanuar.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit D. L., 29 vjeç, i parkuar në lagjen “Guerrile”. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
