Situatë dramatike në Gramsh/ Bllokohen nga flakët ekipet e emergjencës, 4 helikopterë nisen në ndihmë të zjarrfikësve

Situata e zjarreve në Gramsh është bërë alarmante, pasi flakët kanë "pushtuar" zonën.

Bëhet me dije se kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.

Raportohet se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve, ndërsa janë nisur edhe ministri Pirro Vëngu dhe kreu i Emergjencave, Haki Çako.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Ata kërkojnë që banorët të largohen menjëherë nga banesat tyre.

Njoftimi:

"THIRRJE URGJENTE!

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt", apelon Mbrojtja.