Përplasen dy automjete në aksin Sarandë–Ksamil, vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2025, 18:05
Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.
Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l. Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.