SPAK dhe EUROPOL shkatërrojnë rrjetin kokainës së Çopjave: 17 ton të sekuestruara, 10 të arrestuar
Në një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqiptar, SPAK në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet e disa vendeve të BE-së, ka goditur një rrjet që merrej me trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave në shkallë globale.
Organizata, e udhëhequr nga Ervis Çela dhe Franc Copja, kishte ngritur një strukturë të plotë nga prodhimi, transporti, deri te pastrimi i fitimeve përmes rrjeteve financiare të koduara, përdorimit të shoferëve shqiptarë të autobusëve dhe sistemit informal “hawala”. Fitimet përdoreshin për të investuar në prona, biznese dhe resorte në Shqipëri.
Hetimet e mbështetura në komunikimet e SkyECC dhe zbuluan përfshirjen e 16 personave, për të cilën janë lëshuar edhe urdhër-arrestet në trafikimin e rreth 17 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore në Evropë
Dy dërgesa të mëdha u sekuestruan në Anvers (Belgjikë) dhe Hamburg (Gjermani), përkatësisht 11.6 dhe 16.4 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni dhe bombola boje të markuara me logo false si "Fox", “Puma” apo “shenja infinit”.
Teksa 6 persona vijojnë të jenë ende në kërkim, në Shqipëri janë ndaluar 9 persona, ndërsa drejtuesi kryesor i organizatës Franc Gegeli alias Franc Copja, i ndaluar në një vend të Bashkimit Evropian.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë disa milionë euro, përfshirë një vilë luksoze në Dhërmi, një resort në Durrës, toka dhe biznese në Tiranë, Kavajë, Durrës e Rrogozhinë.
Sipas prokurorëve “kjo organizatë kishte ndikim real në çmimin dhe qarkullimin e kokainës në tregun evropian dhe aftësinë për të rikuperuar shpejt humbjet e shkaktuara nga goditjet policore”.
Arrest me burg në Shqipëri:
Ervis Çela
Ardian Çela
Petrit Sulejmani alias Lakatos
Renato Musaka
Gert Çerma
Mariglen Kamami
Elvis Çela
Detyrim paraqitje:
8. Dition Pepa
9. Kujtim Gjyla
I arrestuar në BE
10. Franc Gegeli (alias Franc Copja)
Në kërkim:
Fadil alias Jul Balla
Albin Çela
Riza Çela
Denis Daja
Vilson Pepa
Miklovan Mullai
