Zjarret në Finiq dhe Mallakastër, intensifikohen opercionet nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave

Ministria e Mbrojtjes njofton se në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se për neutralizimin e flakëve në Mallakastër ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate. Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Ministria bën me dije se falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat. Mësohet se të gjitha përpjekjet tashmë janë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.

"Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara. Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.

Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat. Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.

Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos. Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.

Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë. ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat. Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim. U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi."