Trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës/ SPAK operacion në disa qytete, firmosen 15 masa sigurie

SPAK ka ndërmarrë këtë të premte një operacion të gjerë antidrogë në kuadër të goditjes së një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, janë firmosur 15 masa sigurie, kryesisht ndaj anëtarëve dhe organizatorëve të këtij grupi me bazë në Elbasan, por operacioni është shtrirë edhe në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Një pjesë e personave me masa sigurie rezultojnë me rekorde të mëparshme penale, ndërsa disa prej tyre janë njoftuar për masën e sigurisë në burgje ose paraburgime, ku ndodhen për çështje të tjera.

4 personave i është komunikuar masa në burg.