Vatra e zjarrit në Patos, nis ndërhyrja nga ajri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Patos po vijon të përhapet me shpejtësi, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha.  Gjithashtu në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Po ashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me një helikopter duke dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive. Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

Ndërkohë edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës.