Rikthehet vala e nxehtë, temperaturat ngjiten deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot 8 gusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2025, 07:22
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.
Deti – Valëzimi 1-3 ballë.
